Buka bajat sërish e freskët? Gjyshet tona zbulojnë këtë truk!

Eksperimentet me ushqimin janë gjëja e shkëlqyeshme, aq më parë kur ju zbulojnë mënyrat si “ta ktheni në jetë” ushqimin i cili në të kundërtën do të përfundonte në bërllok

Në saje të një truku të thjeshtë në kuzhinë më nuk keni nevojë që ta hidhni në bërllok.

Kjo është mënyra që ta shpëtoni, transmeton Telegrafi.

Njomeni bukën me ujë.

Edhe pse tingëllon nga pak jonormale, mos u dekurajoni, sepse ky është vetëm hapi i parë.

Vëreni bukën nën vrushkull të ujit të ftohtë dhe prisni derisa korja të njomet.

Gjithsesi, kini kujdes që pjesa e butë e bukës të mos bëhet tepër e lagësht.

revive-stale-baguette-using-miraculous-water-trick

 

Piqeni sërish bukën.

Reklama

Ndizeni furrën në 150-160 gradë celsius dhe futeni bukën e njomur.

Piqeni prej 6 deri në 12 minuta, varësisht nga ajo se sa ujë gjendet në bukë.

Dhe kjo është e gjitha!

Ky truk ka efekt, sepse uji të cilën e ka thithur korja shndërrohet në avull.

Kjo rihidraton brendësinë e bukës, dhe ajo sërish bëhet e butë, ndërkaq nxehtësia nga furra do ta bëjë korën kërcëlluese nga jashtë.

LEXO EDHE:

Back to top button