Bullgari, së shpejti formohet qeveria e re

Bullgaria është afër formimit të Qeverisë së re, pas zgjedhjeve të treta brenda një viti. Kreu i partisë fituese në zgjedhje Kirill Petkov nuk ka potencuar afate konkrete por beson se së shpejti do të prezantojë propozim-kabinetin qeveritar të përbërë nga katër parti. Presidenti Rumen Radev kërkon nga partitë fituese të tregojnë qëndrimin e tyre në lidhje me kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Siç njofton MIA, dy liderët e partisë “Vazhdojmë me ndryshimet”, Kirill Petkov dhe Asen Vasilev janë pyetur për mendimin e tyre rreth zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, identitetin, historinë dhe kulturën në Maqedoninë e Veriut. Siç shkruan MIA, dy liderët nuk ja kanë thënë publikisht qëndrimin e tyre Radevit.

 

“Besimi i qytetarëve bullgarë nuk jepet si dhuratë dhe ai duhet të mbrohet.”- deklaroi VIZRT – Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Ndërkohë në Sofje qëndron sot i dërguari special i Maqedonisë së Veriut Vllado Buçkovski në Forumin për Ballkanin Perëndimor të quajtur “Është koha për kthimin e besimit” ku të pranishëm do të jenë edhe eurodeputeti Ilhan Kuçuk dhe eurokomisioneri për zgjerim Oliver Varheji.

Kuçuk në një konferencë tjetër “Narrativ i ripërtërirë për shpejtimin e integrimit në BE”, një ditë më parë ka deklaruar se BE-ja duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të jetë bashkim politik ose do të synojë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Duhet të zgjidhet procesi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, të plotësohet pikat e Marrëveshjes me qëllim që të ndërpritet bllokimi i Maqedonisë së Veriut.”- pohoi Ilhan Kuçuk, eurodeputet.

Pozita e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut deri në këtë moment ka mbetur e pandryshuar, nuk ka fillim të negociatave me BE-në pa plotësimin e kushteve të Sofjes zyrtare.

LEXO EDHE:

Back to top button