Bullgaria nuk heq dorë nga bllokimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE

Ashtu siç pritej, shkaku i vetos bullgare ndaj kornizës negociuese për vendin, zgjerimi i BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nuk është aspak në agjendën e takimit të shefave të shteteve evropiane.

Kryeministri, Borisov gjatë takimit me përfaqësuesin special të Qeverisë, Buçkovski ka thënë se akuzat e një dite më parë të Zaevit nuk janë evropiane. Borisov theksoi se Sofja i ka respektuar vlerat euro-atlantike dhe se i mbetet Shkupit t’i zbatojë obligimet e marrëveshjes dypalëshe të vitit 2017.

Gjeneratat e tanishme ardhshme nuk do të na falin nëse nuk gjejmë një kompromis që jep perspektivë. Apo më e rëndësishme është të robërohemi në histori? E dimë se historia është e rëndësishme, prandaj e formuam komisionin, që ta gjejnë balancin. Maqedonia e Veriut është shtet sovran, mund të vendosë në cilin gjuhë flet dhe askush nuk mund t’ua imponojë”-tha Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë.

 

Në takimin para kamerave, Buçkovski i shprehu Borisovit garanci se Shkupi do ta respektoj plotësisht paktin.

Shkurtesa “Maqedonia e Veriut” nuk nënkupton pretendime territorial. Kemi non-paper dhe do t’ua japim në fund të takimit në emër të Qeverisë sonë. Mos-përzierja në punët tuaja të brendshme janë në marrëveshje dhe këtë sinqerisht do ta respektojmë. Mendoj se jemi aq afër kompromisit, por siç thatë edhe ju, në gjashtë muajt e fundit sikur u larguam nga njëri-tjetri. Është prishur besimi, por ju mund të bëni shumë për ta kthyer këtë aleat të sinqertë në rrugën e vërtetë evropiane”-tha Vllado Buçkovski, Përfaqësues special i Qeverisë.

 

Edhe kryediplomatja bullgare, Zaharieva një ditë më parë e arsyetoi veton me pretendimin se Shkupi e ka shkelur marrëveshjen dypalëshe, në sferën e bashkëpunimit ekonomik, komisionit të historianëve dhe klauzolën për gjuhën. Megjithëse në marrëveshje parashihet që Komisioni i përbashkët për çështje historike të bëjë interpretim objektiv të ngjarjeve historike, por pa afate konkrete. Ndërsa në fund të paktit ceket se ka dy dokumente origjinale, në gjuhën zyrtare të palëve: në gjuhën maqedonase, sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare, sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë.

Ndërkohë ligjvënësi bullgar përfundimisht e riemëroi festën e 24 Majit nga “Dita e arsimit bullgar, kulturës dhe alfabetit cirilik” në “Dita e vëllezërve të shenjtë Kirili e Metodi, për alfabetin bullgar, arsim e kulturë dhe literaturën sllave”

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button