Burgu luksoz në Norvegji ku çdo i burgosur ka shtëpinë e vet
Burgu luksoz në Norvegji ku çdo i burgosur ka shtëpinë e vet

Në një ishull të largët të mbuluar me pisha në brigjet e Norvegjisë, ekziston një burg i ndryshëm nga të tjerët.
Burgu Bastogne, i njohur si “burgu më luksoz në botë”, ndodhet në një copë toke idilike të quajtur Ishulli i Djallit, larg qelive të errëta dhe kushteve të vështira që zakonisht i lidhim me burgjet.
Në vend të hekurave, telave me gjemba dhe dhomave të ngushta, të burgosurit këtu jetojnë në shtëpi të bollshme me pamje nga deti. Ata kanë qasje në shumë aktivitete të tilla si hipur në kalë, peshkim dhe mësime tenisi.
View this post on Instagram
Burgu, i cili u hap në vitin 1982 në ishullin Bastoy, mbulon vetëm një kilometër katror, i rrethuar nga bukuritë natyrore, ujërat e qeta dhe pyjet e dendura.
Aty jetojnë vetëm 100 të burgosur dhe vendi i ngjan më shumë një fshati të vogël e të vetë-qëndrueshëm sesa një burg klasik. Në vend që të mbyllen në qeli, secili prej tyre merr shtëpinë e vet dhe një tokë të vogël për të kultivuar.
Shtëpitë janë të thjeshta por komode, me kuzhina dhe ambiente të përbashkëta ku të burgosurit mund të bëjnë një jetë normale në dukje.
Ndryshe nga shumë burgje ku ushqimet janë minimale dhe me cilësi të dobët, ky burg ka një kuzhinier profesionist që përgatit pjata si topa peshku me salcë të bardhë dhe karkaleca, salmon dhe pjata të tjera të shijshme.
Përveç aksesit në ushqime të freskëta dhe mundësisë për të punuar vetë në rritjen e produkteve bujqësore, të burgosurit kanë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete që i ndihmojnë ata të rehabilitohen dhe të riintegrohen më lehtë në shoqëri.
Посмотреть эту публикацию в Instagram