Burhan Mustafa, portieri i Rabotniçkit?!

Vetëm disa ditë pasi që u largua nga Boreci i Velesit, portieri me eksperiencë, Burhan Mustafa, pritet të firmos kontratë me skuadrën e Rabotni­çkit. Edhe pse kishte spekullime për një kthim të mundshëm te FC Shkupi, portieri 30 vjeçar besohet se është shumë afër firmosjes së kontratës me skuadrën e Rabotniçkit.

Ndryshe portieri Mustafa ishte një ndër më të mirët te skuadra e Borecit, andaj për të kishte mjaft interesim të shumë skuadrave nga Liga e Parë dhe e Dytë.

Kujtojmë se Burhan Mustafa ishte në portën e FC Shkupit, Dritës, Milanos, Euromillkut dhe Ferizajit në Kosovë.

LEXO EDHE:

Back to top button