Autoritetet do të vendosin për mëditjet që do të marrin punëtorët që punojnë të dielën

Ministritë e Ekonomisë, Bujqësisë, Transportit dhe Lidhjeve dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës kanë për detyrë brenda shtatë ditëve të vendosin se cilat veprimtari nuk do munden të punojnë të dielave. Versioni fillestar i ndryshimeve në Ligjin për Marrëdhënie Pune është gati dhe u është dërguar ministrive. Tani edhe ata do duhet të bëjnë ndryshime që janë nën kompetencat e tyre dhe më pas të vendosin për cilët e diel do të jetë ditë pushimi, por edhe çfarë mëditje do duhet të marrin punëtorët që do e punojnë këtë ditë.

Para së gjithash flas për gastronominë, tregtinë, turizmin. Këto janë fushat që janë subjekt i rregullimit në Ministrinë e Ekonomisë. Për më tepër, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve rregullon fushat në pjesën e transportit publik që funksionon edhe të dielën, rreth asaj sa do jetë përfshirja, nëse të gjithë do të punojnë pandërprerë si në ditët e zakonshme të punës… “-tha Jagoda Shahpaska Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Një pjesë e ministrive për Alsat thanë se tani për tani nuk kanë marrë ende asnjë vendim. Ende bëjnë analiza se cilat veprimtari nuk do mund të punojnë të dielën. Ndërsa, profesionet vitale, siç thotë ministrja edhe më tej do të vazhdojnë të jenë në dispozicion 24 orë në ditë për qytetarët, e ato janë shëndetësia, policia, zjarrfikësit, shërbimet komunale. Nisma për shpalljen e ditës së diel si ditë  jo pune vjen nga sindikatat dhe sektori jo-qeveritar. Aktivistët për të drejtat e punëtorëve thonë se ajo ditë duhet të kalohet me familjen dhe miqtë. Por punëdhënësit janë të mendimit se ekonomia do të pësonte dëme serioze financiare nëse ajo mbyllet çdo të diel.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button