Burrë i 12 grave dhe baba i 102 fëmijëve, 67-vjeçari i thotë mjaft vetes, nuk e zgjeroj më familjen

Çuditë në botë nuk kanë të ndalur. Media britanike The Sun shkruan se një fermer, i cili ka 102 fëmijë dhe 568 nipër e mbesa, u ka kërkuar 12 grave që të përdorin kontraceptivë.

Musa Hasahya, 67 vjeç, më në fund ka vendosur që të ndalojë së zgjeruari familjen e tij sepse mesa duket kjo ka filluar të japë efektet e veta në aspektin financiar.

Të ardhurat e mia janë zvogëluar vit pas viti për shkak të rritjes së kostove të jetesës dhe se familja ime është zmadhuar. U martova me gra njëra pas tjetrës. Si mund të kënaqet një burrë vetëm me një grua? Të gjitha bashkëshortet e mia jetojnë në të njëjtën shtëpi. Është e lehtë për mua që t’i monitoroj dhe t’i ndaloj të arratisen me të tjerë meshkuj në fshat”, tha ai.

Gruaja e tij më e re është Zulaika. Ajo është nëna e 11 fëmijëve të 67-vjeçarit.

“Nuk do të lind më fëmijë të tjerë. Kam parë situatën e keqe financiare dhe tani do të marr pilula për kontrollin e lindjeve”, u shpreh ajo.

Musa dhe familja e tij jetojnë në Uganda, në fshatin Lusaka. Atje poligamia është e ligjshme. Megjithatë kontraceptivët kundërshtohen sepse shihet si një lloj imoraliteti. Rreth një e treta e fëmijëve të Musa jetojnë me të fermë. Më i vogli i fëmijëve është 6 vjeç, ndërsa më i madhi 51 vjeç.

Babai i tyre thotë se nuk mund të punojë dot më për shkak të shëndetit. Po ashtu, mësohet se dy nga gratë e tij janë larguar për shkak të problemeve financiare./tvklan.al

Avalon

LEXO EDHE:

Back to top button