I riu lëshohet me litarë në kullën e Trump dhe kërkon takim me presidentin

Një burrë i moshës 20 vjeçe, njëherë anëtarë i lëvizjes “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”, dje rreth orës 17:30 në Çikago të SHBA-së është lëshuar me litar nga kulla Trump dhe ka qëndruar i varur me orë të tëra, derisa policia ka tentuar ta bind që të zbres poshtë, shkruan New York Times.

Policia informoi se personi në fjalë është kërcënuar se do të vetëvritet nëse nuk i mundësohet të bisedojë me presidentin Donald Trump.

“Nuk dua të vdes, por nëse dikush tenton ta tërheqë litarin, do të kërcej dhe do të mbytem”, ka thënë i riu.

Deri më tani nuk dihet se si ka përfunduar ngjarja.

LEXO EDHE:

Back to top button