“Buzëqesh” Franca, rikthehen Upamekano, Koman dhe Rabio

Franca do të ketë të gjithë ekipin për në finale e Kupës së Botës, Katar 2022. Gjendja shëndetësore e disa lojtarëve të saj ishte shqetësuese në Federatën Franceze. Upamekano dhe Rabio ranë nga njëmbëdhjetëshen fillestare në gjysmëfinale kundër Marokut për shkak të një ‘virusi’ që ka kapluar kombëtaren.

Më pas u raportua që edhe Kingsli Koman është goditur nga ai virus, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tyre në finale. Megjithatë, Federata ka njoftuar se Rabio, Upamekano dhe Koman do të jenë të disponueshëm për t’u përballur me Argjentinën të dielën.

Kujtojmë që ndeshja Argjentinë – Francë zhvillohet më 18 dhjetor, nga ora 16:00.

LEXO EDHE:

Back to top button