Buzëqesh Milani, brenda pak ditësh do të forcojë sulmin

Sipas “Corriere della Sera”, sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviçi është gati të rikthehet, ndërsa skuadra nga Milano ka identifikuar 10 shkurtin në calendar, si datën kyçe për t’u rikthyer. Ai dëshiron të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Piolit për ndeshjen kundër Torinos.

Synimi është të vendosë minuta vendimtare në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, të planifikuar për në datën 14 shkurt. Ata që ndodhen pranë Ibrahimoviç, tregojnë se suedezi duket tepër energjik, i etur për t’i treguar botës se mund të jetë ende vendimtar edhe në moshën 41-vjeçare.

Zlatani së shpejti do të të rikthehet në stërvitje me grupin, duke shpresuar se do të grumbullohet nga Pioli./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button