Pasi është shumë afër transferimit përfundimtar të mbrojtësit sllovak Milan Skriniar për vetëm 10 milionë euro, Fenerbahçe është e interesuar të bëjë edhe dy goditje të tjera po nga PSZH. Sipas asaj që raporton “FootMercato”, Hoze Mourinjo kërkon edhe transferimin e mesfushorit Marko Asensio dhe sulmuesit anësor, Kang-in Li, të dy jashtë planeve të Luis Enrikes për sezonin e ri.
Marko Asensio ishte i huazuar gjsymën e dytë të sezonit të kaluar tek Aston Villa, ku bëri paraqitje vërtet të mira. Për spanjollin, përveç Fenerbahçes, ka interes edhe nga klube të tjera të njohura. Përsa i përket Kang-in Lee, sulmuesi koreano-jugur luajti shumë pak minuta sezonin e kaluar dhe largimi i tij nga parizienët është i pashmangshëm.
Fenerbahce kërkon të rivalizojë Gallatasaraj-in dhe të fitojë titullin kampion në sezonin e ardhshëm, ndaj po mendon të bëjë disa goditje cilësore në merkato. Po ashtu lajmet e fundit nga Turqia thonë se Fenerbahçe kërkon t’i “vjedhë” Gallatasaraj-it transferimin e Hakan Çalhanoglu, por ende nuk ka gjë zyrtare, ndërsa interesi për dy yjet e PSZH-së është shumë konkret dhe real.








