Bytyqi nga Sofja në “Programi 200”: Takimi, një momentum i ri që duhet të shfrytëzohet
Bytyqi nga Sofja në “Programi 200”: Takimi, një momentum i ri që duhet të shfrytëzohet
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sonte nga Sofja në “Programi 200”, ka komentuar takimin e Qeverisë së RMV-së dhe asaj të Bullgarisë, duke e quajtur një momentum të ri në krijimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve, shkruan Alsat.
Ai ka theksuar se ky momentum i ri duhet të shfrytëzohet, derisa ka thënë se me dialog do të gjinden zgjidhje.
“Unë do e quaja këtë një momentum të ri në krijimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve Republikës së Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pas dy qeverive të reja. Mendoj se momentumi i ri edhe pse nuk është temë ekonomike, e them se gjithmonë duhet të shfrytëzohet, sepse sjellë një energji të re, një pozitivitet dhe kjo është ajo çfarë po ndodhë në mes marrëdhënies bilaterale. Fakti që në 10 ditëshin e parë të qeverisë së re ndodhën dy takime mes dy qeverive, kjo tregon se mund të jepet një kahje tjetër marrëdhënieve dhe kjo është ajo çfarë po ndodhë. Ky momentum duhet të shfrytëzohet, dhe duke dialogu të gjinden zgjidhje”, tha Bytiçi./ Alsat.mk








