Bytyqi: Sot është bërë vetëm hapi i parë i një sërë marrëveshjeve ndërshtetërore

Bytyqi: Sot është bërë vetëm hapi i parë i një sërë marrëveshjeve ndërshtetërore

Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, ka thënë se sot është bërë vetëm hapi i parë i një sërë  marrëveshjeve ndërshtetërore në mes Qeverisë së RMV-së dhe asaj të Bullgarisë, shkruan Alsat.

Bytyqi, këto komente i bëri nga Sofja, në “Programi 200”, ku cilësoi gjithë takimin që ndodhi sot në Sofje ndërmjet dy qeverive, si takim me energji për bashkëpunim.

“Mendoj se sot nënshkrimi i tre marrëveshjeve që është bërë, është vetëm hapi i parë i një sërë marrëveshjeve ndërshtetërore që do të duhej në fund të sjellin mirëqenie më të madhe tek qytetarët tek të dy vendet. Fatkeqësisht në Ballkan, gjërat ndikohen shumë nga politika dhe nga energjia që politikbërësit e transmetojnë. Ne kemi një rast tjetër, ku me përafrimin e qëndrimeve dhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë, bashkëpunimi mori hov të jashtëzakonshëm. Mendoj se kjo energji tani që po ndodhë do të jetë shtytës edhe më i madh i bashkëpunimit real. Ne jemi të dedikuar që kjo të ndodhë, pa marr parasysh cila të jetë kostoja finale”, u shpreh Bytyqi. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button