Bytyqi: Nuk ka nevojë për ribalancim për rritjen e paralajmëruar të pagës minimale dhe pensioneve
Bytyqi: Nuk ka nevojë për ribalancim për rritjen e paralajmëruar të pagës minimale dhe pensioneve
Nuk ka nevojë për ribalancim për rritjen e paralajmëruar të pagës minimale dhe pensioneve sepse për këtë janë siguruar mjete, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bitiqi.
“Si paga minimale ashtu edhe pensionet nuk duhet të ribalancohen. Ato tashmë janë planifikuar në Buxhet. Për pensionet, FSDK-ja ka siguruar fonde për rritje të mundshme. Nuk kemi pse të shqetësohemi për ta marrë nga diku për t’ua dhënë pensionistëve. Pensionistët janë të siguruar duke pasur shumë mjete në FSDK”, tha Bytyqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së përbashkët për media me ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit, Kreshnik Bekteshi dhe Jeton Shaqiri.
Në fund të javës pritet të fillojnë bisedimet me të gjitha palët për rritjen e pensioneve, ndërsa zëvendëskryeministri Bytyqi thotë se do të zbatojnë të njëjtin parim të negociatave si për pagën minimale, gjegjësisht do të bisedojnë me të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të gjithë.
“Këto ditë jemi duke u koordinuar për të nisur një dialog me të gjithë aktorët që preken nga pensionet dhe ndoshta në fund të javës do të kemi takimin e parë për të diskutuar nëse do të ndryshohet metodologjia apo asistenca e njëhershme që duhet të arrijë kategoritë më reale. “Ajo që mund të them është se rezultati do të jetë i kënaqshëm për të gjitha palët e përfshira në dialog”, tha Bytyqi.








