Çaçiç: FC Shkupi është një kundërshtarë i vështirë

Skuadra e Dinamo Zagrebit do të takohet me FC Shkupin, në xhiron e dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve. Mirëpo para kësaj sfide, skuadra kroate Dinamo Zagrebi do të përballet me Lokomotivën në kampionatin vendor. Trajneri i gjigantit kroat Ante Çaçiç, ka folur për dy sfidat e radhës të skuadrës së tij.

“Për Shkupin do të mendoj vetëm pas ndeshjes me Lokomotivën. Kemi kohë për kampionin e Maqedonisë, i cili me siguri do të jetë një kundërshtar i vështirë për ne. Presim një ritëm të fortë ndeshjesh dhe duhet të përfshijmë sa më shumë lojtarët në rotacion, për të arritur rezultate të kënaqshme”, tha mes tjerash trajner i Dinamos.

Dinamo Zagrebi do të jetë nikoqir në përballjen e parë gjatë dtitës së martë (19 korrik), ndërsa një javë më vonë, FC Shkupi do ta mirëpresë gjigantin kroat në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Që të dy takimet janë paralajmëruar të nisin në orën 21.00.

LEXO EDHE:

Back to top button