Çairi i mbuluar me mbeturina – Pas kronikës së Alsat, reagojnë nga Higjiena Komunale, flasin për muajin janar!
Çairi i mbuluar me mbeturina – Pas kronikës së Alsat, reagojnë nga Higjiena Komunale, flasin për muajin janar!

Pas kronikës së djeshme të Alsat, për gjendjen me mbeturinat në komunën e Çairit, reaguan nga Higjiena Komunale e Shkupit.
Sipas kësaj ndërmarrje, grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave në komunën e Çairit bëhet në përputhje me dinamikën e paraparë për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale.
Ndërsa shtojnë se përveç aktiviteteve të rregullta, Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale – Shkup në këtë komunë kryen edhe një sërë aktivitetesh të jashtëzakonshme në baza ditore, gjegjësisht grumbullimin e mbeturinave të deponuara ilegalisht nga hapësirat publike apo të trafikut.
Sipas Higjienës Komunale vetëm gjatë muajit janar 2025, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup kanë grumbulluar dhe transportuar 205 metra kub mbeturina nga deponitë ilegale në komunën e Çairit./ Alsat.mk