Cakaj-Dendias: Bashkëpunim i thelluar në çdo fushë të interesit të ndërsjellë

Greqia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ministri shqiptar në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim zyrtar në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Cakaj u shpreh pas takimit, se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.

Gjithashtu në takim, u theksua mbështetja e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Për më tepër, sikurse bëri me dije kryediplomati Cakaj, Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të shtuar ritmin e punës së përbashkët e për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve.

LEXO EDHE:

Back to top button