Caktohen detajet e derbit të Kupës së Italisë, Inter – Milan

Drejtuesit e “Lega Serie A”, konfirmuan se derbi i Kupës së Italisë, në mes Interit dhe Milanit, do të luhet në një ndeshje të vetme në “San Siro”, të martën e 26 janarit, në orën 20:45. Si në derbin e famshëm të dhjetorit 2017, i vendosur nga “putra” e Kutrones në krosimin e Suso, portieri Xhanluixhi Donarumma do të mungojë. “Gardiani” i Milanit në të vërtetë mori karton të kuq në pankinë, gjatë ndeshjen kundër Torinos dhe, për këtë arsye, është skualifikuar për sfidën tjetër. Pak më shumë se tri vite më pare, ai u zëvendësua nga vëllai, Antonio, i cili ishte protagonist i një shfaqjeje të shkëlqyeshme. Tani do të zëvendësohet nga Ciprian Tatarusanu, vendimtar në penalltitë ndaj Torinos.

LEXO EDHE:

Back to top button