Kryeministri polak në karantinë pas kontaktit me një person me Covid-19

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki njoftoi sot se do të vendosej në karantinë, sipas të gjitha procedurave pasi kishte qenë në kontakt me një person të infektuar me Covid-19.

“Kam mësuar se kam pasur një kontakt me një person që është testuar pozitiv me Covid-19. Duke marrë parasysh këtë dhe sipas të gjitha rregullave shëndetësore, do të vendosem në karantinë”, deklaroi ai në një video të publikuar në Facebook.

“Po qëndroj në kontakt me bashkëpunëtorët e mi dhe qeveria po punon normalisht”, shtoi ai duke u bërë thirrje polakëve të respektojnë regjimin shëndetësor, të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancimin social.

Rreth 5 068 persona janë prekur nga Covid-19 dhe 63 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar bilancin total respektivisht në 135 278 dhe 3 101.

LEXO EDHE:

Back to top button