Ekspertët rekomandojnë ndalimin e telefonit për fëmijët nën 13 vjeç

Ekspertët rekomandojnë ndalimin e telefonit për fëmijët nën 13 vjeç

Fëmijët nuk duhet të lejohen të përdorin telefonat para moshës 13 vjeç, ndërsa përdorimi i rrjeteve sociale si TikTok, Instagram dhe Snapchat duhet t’u ndalohet deri në moshën 18 vjeç, sipas një raporti të ekspertëve francezë me kërkesë të presidentit Emmanuel Macron.

Macroni kërkoi që ekspertët të propozojnë udhëzime për përdorimin e telefonave te fëmijët, duke dashur të ndërmarrin hapa vendimtarë për të kufizuar ekspozimin e tyre ndaj ndikimit negativ të kësaj teknologjie, raporton The Guardian.

Megjithatë, për momentin nuk është e qartë se si mund të veprojë qeveria franceze pas publikimit të këtij raporti.

Në janar të këtij viti, presidenti Macron njoftoi se “ndalimet dhe kufizimet janë të mundshme” në Francë.

Raporti theksonte se fëmijët duhet të mbrohen nga “qasja strategjike e industrisë së teknologjisë që synon të tërheqë vëmendjen e fëmijëve, duke përdorur të gjitha format për t’i lidhur ata me ekranet, për t’i kontrolluar, për t’i ri-angazhuar dhe për të fituar para”.

Një studim i kryer nga shkencëtarë dhe ekspertë britanikë gjatë një periudhe tremujore sugjeron që fëmijët nën moshën tre vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj videove, duke përfshirë televizorin dhe se asnjë fëmijë nuk duhet të ketë telefon para moshës 13-vjeçare.

LEXO EDHE:

Back to top button