Lampard kërkon ta rikthejë një ish-mesfushor në Chelsea

Frank Lampard është duke e drejtuar në rrugën e duhur Chelsean në këto javët e para të Premierligës ku renditet në vendin e tretë në tabel me 18 pikë, vetëm dy më pak se liderët, Tottenhami dhe Liverpooli, përcjell KosovaPress.

Përforvcimet e verës po japin rezultate shumë të mira, por Lampard po kërkon që ta freskojë edhe më shumë skuadrën.

Ross Barkley është lojtari të cilin tekniku anglez po kërkon ta rikthejë në skuadër, raporton “90min.com”

Barkley po shkëlqen në huazimin e tij te Aston Villa dhe “Blutë” e Londrës po e konsiderojnë rikthimin e lojtarit në “Stamford Bridge” dhe jo shitjen e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button