Milani në panik pas lëndimit të Zlatan Ibrahimovic

Milani është duke pritur nën ethe lajme të reja nga Zlatan Ibrahimoviç pasi ndjeu dhimbje në këmbën e majtë gjatë triumfit kundër Napolit.

39 vjeçari realizoi dy gola kundër Napolit në “Sao Paolo” por u largua nga fusha duke e shtrënguar këmbën e majtë.

Sulmuesi suedez ka realizuar nëntë gola në gjashtë ndeshje në Serie-A dhe e kryeson listën e golashënuesve.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një ndalje të Ibras pas një forme të jashtëzakonshme të tij dhe kjo do të ishte një goditje për Milanin që nuk ka pësuar humbje në nëntë ndeshje kampionale.

LEXO EDHE:

Back to top button