Caktohet termini i “El Clasico” së parë në Madrid

Zyrtarisht janë caktuar datat dhe ora se kur do të luhet “El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës, me sfidën që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
Të gjithë tifozët do të mbërthehen para ekraneve Televizive, por edhe të pranishëm në stadium më 16 tetor, në orën 16:15, për të shijuar një nga ndeshjet, ku emocionet dhe spektakli janë të garantuar, me dy skuadrat më të mira që vihen përballë njëra-tjetrës për fitoren që vlen më shumë se 3 pikë.
Por përpara se dy skuadrat do të përballen mes tyre, ata duhet të luajnë në Ligën e Kampionëve, kur Barcelona do të sfidojë Interin në “Camp Nou” më 12 tetor, ndërsa “Los Blancos” do të udhëtojnë në Poloni, ku do të përballen me Shakhtar Donjetsk, më 11 tetor.