Çalhanogllu dhe Milani, afër marrëveshjes së re

Një milionë euro përfshirë edhe bonuset e ndajnë Milanin nga rinovimi me Hakan Çalhanoglu. Pas shumë muajsh bisedime më në fund palët janë drejt arritjes së një marrëveshjeje që do ta mbajë turkun në Milano edhe për disa vite të tjera.

 

 

Çalhanoglu është në skadencë kontrate me Milanin në fund të këtij sezoni dhe deri tani mesfushori turk nuk kishte pranuar ofertat që i kishin bërë drejtuesit e klubit për rinovimin pasi nuk ishte dakort me pagën që i ofronin. Gjithsesi diferencat tashmë janë më të ulta pasi Milani tashmë e ka rritur ofertën në 4 milionë euro nga 5 milionë euro që kërkon agjenti i numrit 10 të kuqezinjëve Gordon Stipic.

Gjithsesi me bonuset oferta e Maldinit dhe Massarës mund të kapë shifrën e 5 milionëve dhe hedhja e të zezës mbi të bardhë nga Calhanoglu është shumë afër. Që nga vera e vitit 2017 kur erdhi nga Bayer Leverkusen për 23 milionë euro Calhanoglu ka qenë një pikat më të forta në mesfushën e Milanit ndërkohë që në këtë sezon është aktivizuar në 28 takime në të gjitha kompeticionet nga Pioli duke realizuar dhe 6 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button