Simeone parakalon Aragonesin tek Atletiko Madridi

Fitorja 2-1 me përmbysje ndaj Atletik Bilbaos, ishte speciale për trajnerin Diego Simeone, jo vetëm për faktin që kanë 6 pikë epërsi ndaj Barcelonës dhe 8 pikë nga Reali, por edhe sepse falë këtij suksesi Simeone u bë trajneri që ka fituar më shumë ndeshje në historikun e Atletiko Madridit.

 

 

Trajneri argjentinas, ndaj skuadrës baske regjistroi fitoren numër 309, duke kaluar legjendën Luis Aragones, i cili është ndarë nga jeta, ndërkohë që numëronte 308 fitore. Kujtojmë se Diego Simeone kërkon titullin e tij të dytë në krye të Atletiko Madridit, pas atij të arritur në 2014-ën, pikërisht në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Barcelonës.

LEXO EDHE:

Back to top button