Çalhanogllu tregon cilësinë, 3 asiste dhe një gol

Hakan Çalhanoglu ka fituar me Interin, me tre asiste dhe një gol në 58 minuta. Mesfushori turk tregon vlerat e tij menjëherë, edhe pse jemi duke folur ende për miqësore të verës.

Kundërshtari ishte Krotone, që ka rënë në Serie B, sezonin e shkuar. Një rezultat tenistik ai i Interit (6-0)

Ndeshja u hap me golin e të riut Satriano, në golin e nëntë në këtë parakampionat, më pas shënojnë Dimarko, Çalhanoglu dhe Pinamonti në fillim të pjesës së dytë.

Kalojnë dy minuta dhe Sensi shënon golin e pestë dhe pas tij mbyll Brozovic, me asist nga Lukaku.

 

LEXO EDHE:

Back to top button