Çalimbaj beson te suksesi ndaj Ballkanit: Të largohemi me pikë nga Kosova

Trajneri i Sivaspor, Riza Çalimbaj, para sfidës me Ballkanin, ka theksuar se qëllimi i tyre është të kthehen nga Kosova me pike dhe se të gjitha skuadrat kanë shanse të njëjtë të kalojnë tutje.

“Kjo ndeshje është një nga ndeshjet më të mira për ne për të dalë nga grupi. Të gjitha skuadrat kanë katër pikë, asnjë ekip nuk ka avantazh. Kjo ndeshje është shumë e mirë. Ndeshja ndaj Slavia Pragës do të jetë një ndeshje finale për ne. Por fillimisht duhet të fitojmë edhe ndeshjen ndaj Kluzhit që do ta luajmë në fushën tonë, pra mund të dalim nga ky grup”.

 

“Mund të ketë lodhje në ekipin tonë, dy lojtarë janë lënduar dhe nuk kemi asnjë problem tjetër përveç kësaj. Gjithë synimi ynë është të marrim pikë nga Kosova. Të largohemi me pikë pra”, ka thënë Çalimbaj.

Ballkani e ka mposhtur Sivasporin, një javë më parë në Turqi me rezultat 4-3.

LEXO EDHE:

Back to top button