Capital T po i lëshon kunja dikujt por kujt nuk e dimë

Një goxha kunjë ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga Capital T, por nuk e dimë me kë e ka. Reperi i mirënjohur postoi disa video në Instastory, ku shfaqej duke udhëtuar me makinë, teksa thotë:

“Ju djema kopjoni shumë…biles herës tjetër boma tag!”

Pas këtyre videove ai nuk ka reaguar më rreth kësaj teme dhe nuk kemi as idenë më të vogël se cili mund të jetë i shënjestruari.Por, ajo që kuptojmë nga videoja është se Capital T pretendon se dikush e ka kopjuar.

Ai aktualisht po shijon suksesi i albumit të ri “Skulpturë”, që u publikua në të gjitha platformat online më 1 tetor. Kujtojmë se albumi është i ndarë në dy pjesë dhe pjesa e parë përbëhet nga 7 këngë: C’est la vie, DMP, Tu festu, Money, 600 PS, Flawless, Flex. Pjesa e dytë përbëhet nga 8 këngë, 4 prej të cilave janë bashkëpunime me Dardan, Vig Poppa, Pronto Dinero dhe Mente Fuerte.

Ndërsa 4 solot e tjera titullohen “S’kthehna”, “Fjalët e nanës”, “Demons” dhe “Braziliane”, që u publikua disa javë më parë.

Të shtunën teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan” Capo na zbuloi se shumë shpejt do sjellë bashkëpunimin e dytë me Alban Skënderajn.

LEXO EDHE:

Back to top button