fbpx

Pritjet në kufi, Serbia anuloi testin PCR për tranzit


Vendimit i Serbisë që të gjithë shtetasit e Maqedonisë që vizitojnë dhe tranzitojnë nëpër shtetin fqinj, të kenë test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë, shkaktoi kolona disa kilometërshe në vendkalimin kufitar Tabanoc. Shumë qytetarë u kthyen mbrapsht, ndërsa një pjesë e madhe ishin të vendosur të mos largohen nga kufiri derisa tu lejohet hyrja. Pas një komunikimi te autoriteteve në vend dhe atyre në shtetin fqinj, Beogradi zyrtar rishikoi vendimin , duke e anuluar testin negativ PCR vetëm për personat që transitojnë, por jo edhe për ata që vizitojnë Serbinë. Test nuk nevojitet për fëmijët deri në moshën 12 vjeçare.
Nga ana tjetër Kosova hapi edhe dy pikë kalimet kufitare Jazhincë-Glloboçicë dhe Bellanoc- Stançiq, megjithatë nëpër këto vendkalime mund të qarkullohet nën të njëjtat kushte si edhe në vendkalimin kufitar Bllacë.


“Te qytetarët e Maqedonisë janë krijuar paqartësi të shumta sa i përket mënyrës së lëvizjes me shtetin e Kosovës. Filluan të qarkullonin disa informacione nga të cilat ndoshta kanë kuptuar, kinse Kosova e ka hequr testin PCR si kusht për lëvizje drejt shtetit fqinj, megjithatë këto informacione nuk janë të vërteta, sepse vendimi që për shtetasit e Maqedonisë të kërkohet test PCR në rast se duan të hyjnë në shtetin e Kosovës, vazhdon të mbetet në fuqi.”

Kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut i ka hapur Mali i Zi, por jo pa kushte.  Të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt këtij shteti duhet të kenë test negativ PCR ose test serologjik. Nga kufijtë tokësorë i vetmi vend në rajon ku shtetasit e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për ndonjërin nga testet e mësipërme është Shqipëria.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button