Carovska: Të mos ketë iluzione se viti shkollor do të jetë perfekt

Askush nuk duhet të ketë iluzionin se ky vit shkollor do të jetë i organizuar në mënyrë të përsosur, tha ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska, në emisionin “200” në Alsat.

Siç thotë ajo, pavarësisht nga ekzistimi i Platformës nacionale për mësim online, ka faktorë tjerë që janë sfidë për sistemin.

“A kanë të gjithë mësuesit aftësi të mjaftueshme digjitale? Jo, a do t’ia dalin të gjithë menjëherë? Jo. Gjitha këto janë përgjigje që na japin të drejtën të themi se- po, ne kemi bërë një hap përpara në digjitalizimin e arsimit dhe qasjen në arsim për fëmijët, por që do të jetë perfekte, askush nuk duhet të ketë iluzion të tillë”, tha Carovska.

LEXO EDHE:

Back to top button