CAS e lejon Leart Paqaradën të transferohet te FC Koln

Dënimi për ekipin nga Bundesliga, FC Koln, e cila është pezulluar nga Gykata e Arbitrazhit Sportiv “CAS”.

Klubi gjerman u informua mbrëmjen e të premtës se dënimi në rastin e futbollistit, Jaka Potoçnik do të pezullohet dhe hiqet vendimi i FIFA-s për ndalim transferimi gjatë afatit kalimtar. Kjo do të thotë se klubi i Koln-it mund të bëjë lëvizje gjatë afatit kalimtar dhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada do bëjë transferimin e tij te klubi gjerman, pa pasur asnjë problem.

“Ne tani do të aktivizohemi në tregun e transferimeve, por sigurisht që me mundësitë tona, pasi kemi konsolidim ekonomik”, u shpreh drejtori menaxhues, Kristian Keller.

Kujtojmë që Paqarada firmosi kontratë me Kolnin gjatë afatit të janarit dhe do të luaj në Bundesliga nga sezoni i ardhshëm./Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button