Përdorues të iPhone-it po ankohen se përditësimi iOS 16.5 po ua ‘shterë’ baterinë në telefonat e tyre
Përdorues të iPhone-it po ankohen se përditësimi iOS 16.5 po ua ‘shterë’ baterinë në telefonat e tyre
Apple më në fund lansoi përditësimin e saj iOS 16.5 për iPhone këtë javë.
Përditësimi sjell disa rregullime të rëndësishme të defekteve, si dhe një sërë veçorish të reja.
Derisa shumë përdorues të iPhone e kanë shkarkuar tashmë me padurim përditësimin, disa kanë raportuar se iOS 16.5 po ndikon në jetëgjatësinë e baterisë së tyre.
“A po e vë re ndokush se sa keq është jetëgjatësia e baterisë në iOS 16.5?”, shkroi në Twitter një përdorues i mllefosur.
“Bateria me iOS 16.5 harxhohet më shpejt se më parë, dhe gjithashtu karikimi është i ngadaltë (nga 23 për qind në 100 për qind duhen 3 orë nëpërmjet karikuesit origjinal 20W Apple)”, shtoi një tjetër.
Përditësimi i softueri iOS 16.5 u lansua nga Apple javën e kaluar.
“Mbajtja e softuerit tuaj të përditësuar është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të ruajtur sigurinë e produktit tuaj Apple”, tha gjiganti i teknologjisë.
Ndonëse përmban disa rregullime të rëndësishme të gabimeve, përdoruesit kanë vënë re gjithashtu se përditësimi po ia ‘shterë’ baterinë iPhone-ve të tyre.
“Përditësimi iOS 16.5 është shumë i keq për baterinë”, u ankua një përdorues.
“iOS 16.5 ka shumë probleme, kryesisht të lidhura me shterjen e baterisë’, shtoi një tjetër.
“Pas ‘ri-startimeve’ të shumta, iPhone 13 Pro i imi po vepron disi më mirë, por performanca është më e keqe e baterisë se përpara përditësimit”.
Ndonëse Apple nuk ka reaguar ende për këtë çështje, fatmirësisht, nuk ka gjasa që problemet e baterisë do të vazhdojnë sipas ZDNet.
Adrian Kingsley-Hughes, një studiues në ZDNet, shpjegoi: “Instalimi i një OS të ri në një iPhone shkakton shumë gjëra në sfond, nga indeksimi te rikalibrimi i baterisë, dhe kjo mund të vazhdojë për orë të tëra apo edhe ditë.
“Jo vetëm që kjo konsumon energji, por rikalibrimi i baterisë mund të jep përshtypjen se bateria po zbrazet më shpejt kur në fakt nuk është kështu”.