Koreja e Veriut akuzon BE-në për “nxitje të armiqësisë” në Gadishullin Korean

Koreja e Veriut akuzon BE-në për “nxitje të armiqësisë” në Gadishullin Korean

Koreja e Veriut akuzoi Bashkimin Evropian (BE) për nxitje në “armiqësi dhe konflikt” të Gadishullit të Koresë.

Sipas lajmit të Yonhap, në lajmin e agjencisë zyrtare të lajmeve KCNA të Koresë së Veriut, thuhet se BE-ja kritikohet “për shkak të veprimeve të saj që nxisin gadishullin” pas samitit Kore e Jugut-BE e cila trajtoi kërcënimet bërthamore dhe sulmet raketore të Koresë së Veriut.

Në lajmin i cili i referohet artikullit të shkruar nga zyrtari koreano-verior Pak Myong-chol, BE-ja akuzohet për zhvillimin e politikës së pabalancuar në favor të Koresë së Jugut.

Po ashtu në lajm pretendohet se politika e BE-së në gadishull synon që Koreja e Jugut të japë mbështetje për Ukrainën, në kontekstin e luftës Rusi-Ukrainë. “Me rastin e krizës së sigurisë që buron nga lufta, BE-ja ka arritur në pikën që t’i lutet Koresë së Jugut”, thuhet më tej në lajmin në të cilin pretendohet se BE-ja ka ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe paragjykues në Gadishullin Korean.

Gjithashtu pretendohet se BE-ja ka humbur pothuajse plotësisht pavarësinë e saj strategjike me aleancën që ka bërë me SHBA-në. “Nëse BE-ja do të vazhdojë politikën e saj armiqësore kundër Koresë së Veriut, ajo do të mbahet përgjegjëse me SHBA-në për përshkallëzimin e tensioneve në gadishull”, thuhet më tej.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel më 22 maj mbajtën samit në Seul me pjesëmarrjen e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeo.

Në samit, në rend dite ishin provokimet e Koresë së Veriut me armë bërthamore dhe sulm raketor.

LEXO EDHE:

Back to top button