Përplasje mes deputetëve mbi pakon e ligjeve për Arsim të Lartë

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Nuk kam ofenduar, nuk kam ofenduar. Juve ju dhemb sepse e flas të vërtetën.
Kam të drejtë të kërkoj 15 minuta pauzë. Neni 94 paragrafi 3. 3 minuta keni replikë.
Jo jo, në komisione nuk ka 3 minuta…..
Çfarë respektimi është kjo? Çfarë respektimi kur sekretarja teknike më mbron?
Pse bërtet? Sepse më nervozon, e lëshova 45 minuta të flet. Mundem be Arbana, a ju do të më tregoni si të sillem? Ja tani unë do ju tregoj juve..”,
vijoi kështu përplasja verbale mes deputetëve Sali Murat, Arbana Pasholli dhe Ivanka Vasilevska.

Me përplasje verbale, ofendime e të bërtitura, deputetët diskutuan mbi pakon e ligjeve për arsim të lartë. Opozita nuk pajtohet me propozim ligjet ndërsa paralajmërojnë edhe amendamente.

“Mos votoni për një ligj vetëm sepse është i ri dhe paraqitet si reformë dhe dikush e ka patjetër ta kalojë. Ai do të sjellë vetëm dëme dhe këtë po ua siguroj dhe asnjë gjë pozitive për fëmijët tanë dhe gjeneratat e reja. Pasojat e implementimit të kësaj pakoje ligjore ne do ti ndjejmë viteve në vijim”, u shpreh Rina Ajdari nga Fronti Evropian.

“Universitetet do të kenë gjithnjë e më pak hapësira që vet të krijojnë rregullat si do të funksionojnë. Shembulli më i qartë te ligji për arsim të lartë është Këshilli Nacional për Arsim të Lartë. Nëse standardet më të rëndësishme akademike nuk krijohen më në universitete, atëherë është e logjikshme të pyesim ku është këtu autonomia e universitetit”, theksoi Daniella Nikollova nga LSDM.

Pakoja e ligjeve megjithatë në fund u votua në lexim të parë. Por me propozim të grupit parlamentar të Frontit Evropian, deputetët vendosën që në Kuvend të zhvillohet edhe një debat publik, para se ligjet të kalojnë në miratim. Në debat duhet të marrin pjesë profesorë universitarë, përfaqësues të universiteteve dhe ekspertë. Kujtojmë se tre ligjet e arsimit të lartë ishin në rend dite edhe në seancën e djeshme të Kuvendit por me presion të opozitës, të njëjtat u larguan plotësisht./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button