Vendi vazhdon të përballet me zjarret, 4 ende aktive

Vendi vazhdon të përballet me zjarret. Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar për 7 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 4 janë aktive, 2 janë nën kontroll, ndërsa 1 zjarr është shuar. Beteja më e rëndë e zjarrfikësve është në komunën e Gjorçe Petrovit, përkatësisht në fshatin Graçan, ku zjarri aktualisht është aktiv në territorin e Republikës së Kosovës.  Mes fshatrave Kopanicë dhe Bojanë të komunës së Sarajit gjithashtu ka zjarr. Vatër aktive ka edhe në Komunën e Strugës. Ndërkohë nën kontroll janë 2 vatra zjarri në Komunën e Sarajit dhe atë të Çuçer Sandevës, ndërsa është shuar tërësisht zjarri në hyrje të Vinicës./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button