LSDM: Reagimi i autoriteteve ndaj përhapjes së Etheve të Nilit Perëndimor ishte i vonuar
“A u kthye më në fund Prokuroria nga ekskursioni? Apo në prokurorinë e Maqedonisë punon vetëm Hristijan Mickoski? Sepse kur Mickoski thotë se kë duhet të ndjekin penalisht, prokurorët zgjohen. Kur Mickoski tregon se kush duhet të ndiqet, institucionet aktivizohen menjëherë. Por kur LSDM-ja dorëzon dokumente dhe kallëzime për zyrtarë të pushtetit pason heshtje. Ku mbeti kallëzimi penal për helmimin nga uji në Gostivar? Mbi 5 mijë vetë përfunduan në spitale, I gjithë qyteti me jave të tëra u helmua. LSDM-ja dorëzoi kallëzim penal kundër ministrit të Shëndetësisë Sasho Klekovski dhe drejtues institucionesh shëndetësore. A u mor në pyetje? Kush do të mbajë përgjegjësi? Përse heshtje?”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM.








