Gjatë pasdites vendi pritet të përfshihet nga një stuhi me të reshura intensive, bubullima dhe vetëtima

Gazetare: Amila Rashiti

Kumanova, Dellçeva dhe Dojrani ishin rajonet që pësuan më së shumti nga stuhia e mbrëmshme që përfshiu vendin. Nga Qendra e Menaxhimit të Krizave thonë se në Kumanovë përmes numrit emergjent 112 u pranuan shumë denoncime për drunjë dhe shtylla të rrëzuara, shkëndija nga kabllot elektrike dhe një çati të rrëzuar nga një ndërtesë. Dëme ka pasur edhe në Shtip, Strumicë, Shkup dhe Veles ku janë regjistruar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Meteoroloogët paralajmërojnë se edhe pasditen e sotme disa zona do të përfshihen sërish nga një stuhi me erë të fuqishme dhe reshje të shiut.

“Në atmosferë ka shumë energji dhe temperatura të larta. Lagështia në ajër sjell paqëndrushmëri, duke krijuar mundësi për reshje të dendura shiu, bubullima, breshër dhe erëra të forta. Ndërsa sa i perket motit të qëndrushëm, nuk është e mundur të parashikohet saktësisht se kur dhe ku do të ndodhë kjo”, deklaroi Vilen Popovski, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se kanë ndërmarrë të gjitha masat, pas paralajmërimeve të meteorologëve për stuhi të re.

Ekipet e NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” kryejnë pastrim intensiv të linjës së kanalizimit, pusetave dhe kulluesve, me qëllim që të sigurohet pranimi dhe kullimi i pandërprerë i ujërave të shiut dhe të zvogëlohet rreziku i përmbytjeve të pikave kritike në qytet. Nga atje u apelojnë qytetarëve të mos hedhin mbeturina në puseta, kanale dhe zona publike, pasi kjo bllokon rrjedhën dhe parandalon kullimin e duhur të ujërave të shiut.

Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se shtabi i Krizës ka mobilizuar ekipet të cilat janë të gatshme për të ndërhyrë në kohën e duhur dhe për t’u përballur me pasojat e mundshme.

Meteorologët paralajmërojnë se ditët në vijim do të ketë ulje temperaturash si dhe reshje të shiut, ndërsa temperaturat e larta do të rikthehen nga e diela./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button