Castex: Test COVID-19 negativ për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së

Të gjithë udhëtarët që dëshirojnë të udhëtojnë në Francë nga një vend jashtë Bashkimit Europian duhet të rezultojnë negativë për COVID-19, përpara se të largohen nga vendi i tyre, njoftoi sot kryeministri Jean Castex.

“Këta perosna do të duhet, gjithashtu, të izolohen për shtatë ditë, sapo të mbërrijnë në Francë dhe pastaj të përsërisin një test të dytë PCR”, shtoi ai gjatë një konference shtypi.

E gjithë Franca do t’i nënshtrohet një shtetrrethimi në fashën orare 18:00-05:00 duke filluar nga e shtuna, si edhe do të forcojë kontrollet kufitare për të parandaluar mbërritjen e varianteve të virusit, në një përpjekje për të frenuar epideminë e COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button