Veprimi i saj lë dyshime, mos vallë Dua Lipa është shtatzënë?

Dua Lipa është arratisur prej disa ditësh për pushime me të dashurin e saj, Anwar Hadid. Çifti i famshëm kanë zgjedhur të pushojnë në Meksikë dhe këto kohë kanë publikuar shpesh foto nga këto ditë relaksi.

Mirëpo së fundmi fansave ju ka tërhequr vëmendjen një postim i Dua Lipës, që i ka bërë të gjithë të aludojnë se ajo është shtatzënë për herë të parë. Artistja me origjinë shqiptare ka postuar në Instagram dy foto të saj veshur me një fustan jeshil. Këto imazhe ajo i ka shoqëruar me figurën e biberoni me qumësht, një arushi dhe një fëmije si engjëll. Menjëherë pas kësaj, fansat kanë nisur të dyshojnë se ajo është shtatzënë dhe në këtë mënyrë po përpiqet të japë disa shenja në publik.

Dua shared baby related emojis with her holidays snaps

“Oh zot një bebe”, ka komentuar dikush. Ndërsa një tjetër ka komentuar, “Ajo është shtatzënë” dhe një ndjekës ja ka pasuar: “Të njëjtën gjë po mendoja dhe unë”.

Mirëpo pas këtyre komenteve Dua duket se është penduar dhe i ka fshirë menjëherë të gjitha figurat duke e lënë foton e saj pa asnjë përshkrim.

Mirëpo Dua Lipa nuk ka lejuar që këto aludime të vazhdojnë më gjatë, ndaj ju është përgjigjur komenteve të fansave të saj.

“Ajo është shtatzënë”, ka shkruar dikush poshtë fotove të Duas. Këngëtarja e ka vënë re këtë koment dhe i është përgjigjur me shaka: “Food baby (Ushqimi zemër)”. Në këtë mënyrë Dua i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e fansave për një shtatzëni, sepse siç na ka lënë të kuptojmë fokusi i saj kryesor në këto momente është karriera e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button