Çavi: Do të mundohemi që të kontrollojmë pronësimin e topit

Barcelona në “Camp Nou”, do të përbalet me rivalët historikë, në kryesfidën e javës së 26-të, të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga. Në konferecën për shtyp në kuadër të “El Clasico”-s, tekniku Çavi u shpreh se “blaugranat” do të kërkojë të dominojnë lojën nëpërmjet stilit të tyre tiki-taka.

“Real Madrid do të kërkojë të dominojë lojën, këtë bënë edhe në ndeshjen e Kupës. Por, unë nuk e planifikoj ndeshjen me mendimin se do të na dominojë kundërshtari. Kërkojmë të dominojmë ne nëpërmjet kontrollit të topit. Unë personalisht preferoj ta fitoj një ndeshje me rezultatin 4-0 ose 5-4, por çfarë problemi keni edhe nëse fitojmë 1-0 si në Kupë? Kupën e parë Europiane, Barcelona e ka fituar 1-0 me një gol të Koeman dhe nuk pati asnjë kritikë.

 

 

Kundër Realit e kemi treguar se luajmë mirë edhe me topin në zotërim, por edhe pa e pasur në kontroll atë. Nëse i bëjmë mirë të dyja, për mua nuk ka asnjë problem. Do të mundohemi të dominojmë dhe të kemi topin në kontroll pasi e pa pasur atë vuan shumë në fushë. Pres një Madrid ofensiv, kjo do të ishte më e mira edhe për ata. Megjithatë, Barcelona nuk e ndryshon stilin e saj”,- përfundoi Çavi.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button