Eduards mbron titullin, mposht Kamaru Usmane

Leon Eduards mbrojti me sukses titullin e tij nw peshat e mesme duke fituar luftën ndaj Kamaru Usman në “UFC 286”. Eduards arriti një fitore me vendim të shumicës ndaj Usman në ndeshjen e tyre trilogjike, e cila u zhvillua në “O2 Arena” të Londrës dhe dhuroi pesë raunde brutale.

Britaniku filloi agresivisht në raundin hapës, duke goditur me trup dhe me tifozët e entuziazmuar që kërkonin ‘goditjen e vdekjes’. Eduards dhe Usman vazhduan të shkëmbejnë sulme dhe goditje të forta në raundin e dytë, ndërsa në raundin e tretë britanikut iu hoq një pikë për një kapje të hapur pas tentativës së rrëzimit të Usman. Interesant dhe me shumë goditje nga të dy luftëtarët ishin edhe raundet katër dhe pesë, por rezultati final erdhi vetëm pas vendimit të gjyqtarëve, të cilët fitoren ia dhuruan britanikut.

Rezultati i gjyqtarëve në favor të Eduardsit ndaj Usman ishte 48-46, 48-46, 47-47 dhe kështu britaniku 31-vjeçar mbron titullin e UFC në peshat e mesme.

LEXO EDHE:

Back to top button