Pioli: Nuk ishim të kujdesshëm, kjo na tregon se trajneri ka punuar keq

Një tjetër humbje për Milan-in që u mund nga Udineze dhe vazhdon serinë e rezultateve negative në kampionat (një pikë në tre ndeshjet e fundit). Në fund të ndeshjes, duke folur për “Sky Sport”, Stefano Pioli ka analizuar ndeshjen e skuadrës së tij.

Mendja te Champions-i?

Nuk është kështu, do të ishte serioze nëse do të ishte kështu, ne jemi në telashe në kampionat. Përfundimi mes 4 të parëve është shumë i rëndësishëm. Në Serie A nuk kemi qenë në nivelin e duhur. Jemi të shqetësuar, por pushimin do ta shfrytëzojmë për të ngritur nivelin”.

 

Leao?

I kërkova të ishte në lojë, të ishte sulmues. Ai bëri goditjet e rrezikshme, fitoi penalltinë, por nuk duhet të jetë aq i tërhequr mbrapa. Duhet të jetë më afër portës. Nuk kam dëshirë të flas për lojtarët individualisht sonte, por të gjithë mund të bëjmë më mirë”.

 

Ne mund ta fitojmë këtë mini-kampionat të skuadrave që duan të shkojnë në Ligwn e Kampionwve. Do të bëjmë paraqitje më të mira. Është e qartë se në fazën mbrojtëse na duhej më shumë vëmendje, më shumë përqendrim dhe më shumë vendosmëri. Sidomos pas barazimit: ishte shumë e lehtë për kundërshtarët tanë të hynin në zonë dhe ne gabuam edhe atje.

 

Do të thotë se kam punuar keq, se nuk kam qenë në gjendje t’i bëj njerëzit të kuptojnë se sa e rëndësishme ishte kjo lojë. Ne e dimë se nuk do të mund të fitojmë përsëri kampionatin, por e dimë gjithashtu se sa e rëndësishme është të marrësh pjesë në Champions League. Ka shumë gjëra që shkuan keq sonte. Nuk bëra punë të madhe, nuk u shpjegova mire,” tha mes tjerash Pioli.

 

LEXO EDHE:

Back to top button