Distria Krasniqi, kalon në gjysmëfinale të Evropianit në Zagreb

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Krasniqi, në kategorinë deri në 52 kilogramë, ishte e lirë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Ana Borodina.

Në çerekfinale, Distria ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz, me teknikën e njohur si “Osaekomi”. Pas kësaj fitore, xhudistja kosovare ka kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Ariane Toro Soler nga Spanja.

LEXO EDHE:

Back to top button