Çavi Hernandez, mund të drejtojë një skuadër në Premier Ligë?!
Trajneri spanjol Çavi Hernandez është shfaqur si favorit për të zëvendësuar Ange Postecoglou te Tottenham, nëse ai largohet në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga “The Sun”. Edhe ps enjë ditë më parë u përfol se spanjolli mund të shkojë në stolin e Bayer Leverkusen, duket se e ardhmja e tij do të jetë Premier Ligë.
Postecoglou është përfolur shumë se do të largohet nga veriu i Londrës, pavarësisht nëse Totenhami mund t’i japin fund një mungese 17-vjeçare trofesh me një triumf në Ligën Europa.
Nëse ndodh kjo, raportohet se ish-trajneri i Barçës, Çavi, është kandidati kryesor, pasi ka qenë pa punë që kur u nda nga klubi i fëmijërisë në vitin 2024. Si trajner i Barcelonës, Çavi fitoi La Liga dhe Superkupën e Spanjës në sezonin 2022/23.







