" "
Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez ka folur pas humbjes turpëruese ndaj Realit. Real Madridi i shkaktoi debakël Barçës, pasi e mposhti 4:0 në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit.
Realizatorët në këtë takim ishin Vinicus Jr dhe Karim Benzema me tri gola. Pas ndeshjes ishte Çavi ai i cili arsyetoi debaklin ndaj Realit.
“Ishim më mirë se sa thotë rezultati. 0-2 na vrau. Jam krenar për pjesën e parë, jo për të dytën”, tha fillimisht ai.
Në këtë takim ata kishin katër mungesa, por ai tha se nuk do të justifikohet me këtë.
“Lëndimet? Të kujtosh lëndimet do të tingëllonte si një justifikim”, përfundoi trajneri.
Në finale të Kupës së Mbretit, Reali do të përballet me Osasunën.








