Çavi: Kanselo duhej të vinte në janar në ‘Kamp Nou’, por e bllokoi Man. Siti

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, ka zbuluar se ata kishin një marrëveshje në janar për mbrojtësin e Man. Sitit, Zhoao Kanselo, por klubi anglez e bllokoi kalimin dhe mbrojtësi portugez kaloi gjysmën e dytë të sezonit në formë huazimi te Bajern Munihu.

Megjithatë, anësori portugez shumë lehtë mund të transferohej në “Camp Nou”, nëse marrëveshja të mos bllokohej nga klubi anglez.

“Ne donim ta nënshkruanim atë në janar.  Ai na u ofrua dhe ne thamë po. Por, Man. Siti e diskutoi dhe na tha se nuk donin që ai të vinte te Barcelona”, përfundoi Çavi.

Barcelona është sërish e interesuar për Kanselon dhe çmimi i lojtarit thuhet se është ulur tashmë. “Qytetarët” thuhet se tani kërkojnë vetëm 40 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button