Trofeu i parë evropian “diskutohet” mes Seviljës dhe Romës

Trofeu i parë Europian i këtij sezoni vendoset këtë të mërkurë. Në “Pushkash Arena” të Budapestit, luhet finalja e Ligës Europa, Sevilja – Roma, takim që nis në 21.00.

Skuadra më e suksesshme në historinë e këtij kompeticioni, Sevilja ka shansin për të ngritur trofeun për herë të 7-të, por misioni është i vështirësisë maksimale, përballë është Hoze Mourinjo me armatën verdhekuqe, që pas suksesit një vit më parë në Tiranë në finalen e Ligës së Konferencës, kërkon t’i dhurojë skuadrës së “qytetit të përjetshëm” një tjetër trofe europian.

Nëse triumfon Murinjo do të bëhej i pari trajner që e fiton këtë kompeticion me 3 skuadra të ndryshme, pasi ja ka dalë me Porton në 2003 dhe me Man. Junajtedin në 2017-ën.

LEXO EDHE:

Back to top button