Vllaznia e pakënaqur me punën e Goce Sedloskit?

Mediat në Shqipëri raportojnë se pavarësisht faktit që klubi ka njoftuar për një kontratë deri në fund të sezonit 2023-2024 me trajnerin nga Maqedonia, Goce Sedloskit, së fundit mësohet se palët kishin një klauzolë për rishikimin e saj në fund të sezonit.

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, por edhe detaje të tjera, mësohet se nuk kanë bindur klubin për të vijuar projektin me Sedloskin. Megjithatë, pritet që vet klubi të sqarojë në orët në vijim situatën me trajnerin, ndërsa vet presidenti Alban Xhaferi, i pyetur pak ditë më parë, la gjithçka të hapur./Sportmedia/

LEXO EDHE:

Back to top button