Çavi kërkon që Buskets mos të largohet nga “Kamp Nou”

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez ka folur për të ardhmen e e Serhio Busketsit. Mesfushori spanjoll, pritet të qëndrojë te Barcelona edhe për një sezon. Sipas raportimeve të fundit thuhet se spanjolli është në bisedime për të vazhduar edhe më tej në ‘Camp Nou’.

Se është vendimtar për ekipi katalanas ka treguar edhe vetë trajneri, duke shprehur haptas se është kundër për largimin e tij.

“Busketsi për mua është kyç, vendimtar. Ai është futbollist i përsosur taktikisht dhe shpresoj të qëndrojë, por… varet nga ai”, tha Çavi. Kujtojmë që Buskets ka qenë i lidhur me një transferim në “MLS”, Ligën e Futbollit në SHBA.

LEXO EDHE:

Back to top button