Çavi konfirmon se Barca është takuar me drejtuesit e La Ligës….për Mesin

Çavi Hernandez ka zbuluar se Barcelona ka zhvilluar bisedime me La Ligën për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit në klub nga Ligue 1. Gjiganti katalanas mbetet i interesuar të rikthejë legjendën e tyre që u largua nga klubi në 2021 për t’u bashkuar me Paris Sen Zhermenin në një transferim të lirë.

Dhe tani menaxheri i Barcelonës Çavi Hernandez gjithashtu ka konfirmuar se klubi po flet me drejtuesit e ligës për rikthimin e argjentinasit sezonin e ardhshëm.

“Po [Barcelona u takua me La Ligën], por jo vetëm për ardhjen e mundshme të Leos. Do të shohim që të përmirësojmë skuadrën për vitin e ardhshëm, por nuk është kjo çështja e rëndësishme; ka ende një ligë për të fituar.

 

Nesër kemi një lojë kyçe dhe kjo është çështja e rëndësishme. Kjo është një çështje e Mateu (Alemany) dhe ai na informon, por, teorikisht, gjithçka po shkon mirë. Në fund, ne nuk e dimë nëse po shkon të ndodhë apo jo. Është shumë shpejt për të folur për këtë. Jemi të fokusuar në ndeshjen kundër Betisit dhe në fitoren e La Ligës, e cila do të na jepte shumë stabilitet. Ne do të flasim për nënshkrime të mundshme”, tha mes tjerash Çavi.

Megjithë humbjen tronditëse të klubit katalunas nga Rajo Valejkano në mesjavë, Barcelona mbetet në pozitën e parë. Blaugranët në ndeshjen e ardhshme do të përballen me Real Betisin.

LEXO EDHE:

Back to top button